Nga Shqipëria / E Diel 6 Shtator 2020, 12:12

E mbani mend Kukullën Ken? Bën 75 operacione për t'u kthyer në grua: Ndihem super seksi

Rodrigo Alves u bë shumë i famshëm në rrjet për shkak të pamjes së tij si kukulla Ken. Sot ai nga Ken është kthyer në Barbie pas 75 operacioneve plastike për t’u shndërruar nga burrë në grua, raporton “Mirror”.

Sot ai quhet Jessica Alves dhe më në fund ka arritur trupin që dëshironte. 

Në postimin e fundit në rrjete sociale Alves shfaqej me rrobabanje me printe leopardi që i nxirrnin në pah format seksi.

“Do të doja që njerëzit të më pranonin thjesht si unë, por e di që marr një përgjigje të fortë: gjithmonë kam emrin tim, pamjen time, madhësinë time”, shkruan Alves.

Jessica thotë se ka shpenzuar rreth 900,000 paund për të arritur pamjen që ka, përfshirë ndërhyrjet në buzë, gjoks, dhe në të pasme.

Për gjoksin dhe të pasmet, Jessica shpenzoi 30,000 paund, duke injektuar nëntë litra mbushës (fillers) në trupin e saj.

Alves shpenzoi 25,000 paund për operacionin e zmadhimit të gjirit, si dhe për injeksionet tek ijet, gjunjët dhe këmbët, duke shpenzuar në total 35,000 paund. Ajo gjithashtu filloi të merrte hormone femërore.

Jessica tha se operacionet e bënë të ndihej “seksi për herë të parë në jetën e saj”.