Nga Shqipëria / E Diel 6 Shtator 2020, 12:12

Lori Hoxha bën dëshirat realitet, Roza Lati kërkon: '100 mijë euro te çanta'

Lori Hoxha ka tërhequr shumë vëmendjen me postimin e saj të fundit në Instagram për shkak të përshkrimit që ka vendosur. 

“Më tha dikush që nëse shpreh dëshirën tënde në një koment të kësaj fotoje, të realizohet", shkruan Lori. Menjëherë kanë vërshuar komentet nga fansat, por komentet që kanë rënë shumë në sy kanë qenë të Luanës dhe Rozës.

Luana i kërkon Lorit të jetë e ftuara e parë e emisionit të saj ndërsa Roza kërkon para.

“100 mijë euro tek çanta e Rozës", shkruan moderatorja.