Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Shtator 2020, 23:11

‘Mësues kujdestar në çdo kat’, Shahini tregon masat për nisjen e vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini bashkë me përfaqësuesin e UNICEFF Albania, Roberto de Bernardi, kanë prezantuar këtë të shtunë masat ndaj Koronavirusit, për nisjen e vitit të ri shkollor.

Shahini ka publikuar në rrjete sociale një video, në të cilën i këshillon fëmijët të respektojnë rregullat dhe të mbrojnë veten dhe të tjerët. Ajo ka bërë të ditur se është organizuar hyrja në distancë, matja e temperaturës si dhe është vendosur mësues kujdestar në çdo kat për të monitoruar lëvizjez e nxënësve.

"Ne kemi vendosur që për këtë fillim të vitit shkollor të hapim shkollat sepse e kemi parë të rëndësishme që nxënësit të kthehen në ambientet shkollore duke ruajtur shëndetin e tyre. Është organizuar hyrja me distancë, matje të temperaturës në hyrje dhe dalje.

Është e rëndësishme që ata të mbajnë distancën edhe në kohën kur janë në shkollë. Në çdo kat do ketë mësues kujdestar që do ndihmojë nxënësit të lëvizin për të evituar grumbullimin e tyre duke ruajtur distancën. Duhet të ruajmë shëndetin tonë, maskat duhet t’i mbani gjithë kohës”, është shprehur Shahini.

Burimi: "ABC News"