Reperi i njohur, MC Kresha feston sot ditëlindjen. Ai ndodhet në Kanada, ku ka festuar me Erzinën dhe vogëlushen e tyre, Izën.

Kresha ka marrë urime të shumta dhe plot dashuri në ditën e tij të veçantë, mirëpo surprizën më të madhe për të gjithe ne e ka përgatitur vetë ai!

Me anë të një postimi në profilin e tij të Instagramit, reperi ka bërë me dije se së shpejti do të publikohet albumi i tij i ri. Ky është albumi i gjashtë i Kreshës, për të cilin ende nuk dihen detaje, por fansat tani mezi po presin!




