Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Shtator 2020, 21:09

Rezulton pozitive me Koronavirus mjekja në Elbasan

Burime për “Abc News” kanë bërë me dije se një mjeke kardiologe në Elbasan ështe infektuar me Koronavirus. Pas daljes së rezultatit ajo është karantinuar.

Përpos mjekes është karantinuar dhe kolegia e saj, me të cilën ka pasur kontakt. Numri i mjekëve të infektuar në Elbasan ka shkuar në tre.