Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Shtator 2020, 20:08

Kavajë/ U fut për t’u larë në det, mbytet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është mbytur këtë të shtunë te plazhi i Gjeneralit në Kavajë. Sipas njotimit të policisë, ai është mbytur duke u larë në det.

“Më datë 05.09.2020, rreth orës 17:20, tek plazhi i Gjeneralit, në Kavajë, shtetasi E.M.,41 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.