Në muajin mars të këtij viti, reperi shqiptar Gold Ag i dha fund beqarisë. Partnerja e tij quhet Ermira Shkodra dhe është doktoreshë e ndërhyrjeve estetike.

Dyshja do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Ndonëse ata ende nuk kanë reaguar mbi lajmin e ëmbël, një shoqe e Ermirës i ka nxjerrë zbuluar.

Ermira ka publikuar një foto ku shihet me të bardha dhe në sy ka rënë komenti i shoqes së saj. “Një nënë e ardhshme mahnitëse”, ka shkruar ajo, duke zbuluar lajmin e pritjes së ëmbël.






