Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 860 testime dhe janë konfirmuar 135 raste të reja pozitive me Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 29 raste në Elbasan, 13 raste në Lezhë, 10 raste në Krujë, 7 raste në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë dhe Gramsh.
Që nga fillimi i epidemisë janë mbi 10 mijë raste të prekur me Covid, 60% e tyre janë shëruar ndërsa 3814 janë aktiv.
94 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 17 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
