Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Shtator 2020, 15:03

'46 ditë e infektuar me Covid', mjekja shqiptare rrëfen tmerrin e përjetuar

Mjekja shqiptare, Romina Selenica që prej 11 vitesh jeton në Itali dhe punon në sistemin shëndetësor italian, ka treguar përmes një postimi në Facebook, se prej 46 ditësh ka qenë e infektuar me Covid-19.

Romina tregon se gjatë kësaj kohe ka patur dhimbje fizike, psikologjike, shpirtërore, por për fat të mirë, e ka mposhtur sëmundjen dhe i është rikthyer punës.

Ajo e quan këtë të shtunë jo një ditë të zakonshme sepse më në fund ka mundur t'i përqafojë njerëzit e saj të dashur dhe të shijojë jetën.

"Nuk është një ditë e thjeshtë pune, nuk është një e shtunë si çdo tjetër që kam qënë në punë. Është e para e kthimit në rutinën e jetesës time mbas 46 ditësh me Covid-19. Pavarësisht çdo dhimbjeje fizike, psikologjike apo shpirtërore UNË JA DOLA, ti kthehem pacientëve të mi, të përqafoj njerëzit e mi të dashur, të rishijoj të bukurën liri, vetë jetën! Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje mesazheve, shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Me respekt, Dr. Romina Selenica", shkruan mjekja.