Reperi shumë i dashur për publikun, MC Kresha feston sot ditëlindjen dhe mbush 36 vjeç. Kjo ditëlindje është e veçantë për Kreshën pasi e pret me epitetin e babait.

Reperi e ka pritur ditëlindjen në Kanada bashkë me Erzinën dhe të afërm të tjerë.

"Prive.al" ka siguruar dy fotografi nga festa familjare në të cilën, torta e bërë gati nga bashkëshortja e ka pasur fokusin me tëmë të Arsenal, ekipit të preferuar të Kreshës.

Nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë Kresha në Kanada, por me siguri po e shijon shumë këtë periudhë krah Erzinës dhe vajzës, Iza.



