Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Shtator 2020, 11:11

Enca nuk është vetëm në pushime, kush e shoqëron këngëtaren

Prej disa ditësh Enca po i kalon pushimet në një resort luksoz në Belek, Turqi, nga ku ka postuar plot foto që kanë marrë vëmendjen e të gjithëve. Mirëpo në çdo foto, këngëtarja shfaqet vetëm dhe kjo sigurisht i ka shtuar kuriozitetin fansave të dinë nëse Encën po e shoqëron dikush.

Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja i është drejtuar me një emoji kllouni personave që mendojnë se ajo po i kalon pushimet vetëm.

"Ju shikoni në rrjete sociale atë që unë dëshiroj të shihni", shkruan Enca.

Megjithatë me këtë postim, këngëtarja i ka bërë edhe më shumë kurioz të gjithë për personin që e shoqëron.

Kujtojmë që Enca aktualisht po shijon suksesin e këngës "Break down".