Gala, vajza e Robert Aliajt është zyrtarisht një nga finalistet e spektaklit “The Voice Kids” në Belgjikë. Gala i ka mahnitur të gjithë, që nga juria tek publiku, me zërin e saj dhe performancën e saj.

Roberti ndodhej aty për të bërë tifo teksa ky moment bëri krenarë shumë shqiptarë.

Roberti mori komente të shumta urimin, edhe nga personazhet e njohur të ekranit si Alketa Vejsiu e Olti Curri.
View this post on Instagram
“Sapo ndodhi. Gala kaloi në finale. Ndiqeni perfomancën e saj të fundit dhe shumë falenderime për mbështetësit”, shkroi Roberti krah një videoje nga performanca.



