Reperi i njohur Fero ka bërë të ditur se ai nuk ka më një menaxher. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur, por duket se ai është zënë me menaxherin e tij në Gjermani .

“Nga sot e tutje askush nuk është menaxheri im”, ka shkruar reperi në një postim të bërë në rrjete sociale, duke mos dhënë të tjera detaje.

Kujtojmë se Fero ka publikuar së fundmi këngën e tij të re, të titulluar “KaDeWe”, e cila është pritur shumë mirë nga fansat.





