Nga Shqipëria / E Premte 4 Shtator 2020, 22:10

‘Është një prej nesh’, Arbana gjen veten te ‘gabimi’ i Georginës dhe fotoja po bën xhiron e rrjetit

Bukuroshja Georgina Rodriguez shkëlqeu me look-un në festivalin e Filmit në Venecia. Mirëpo, vëmendjen e mori një detaj i vogël në një prej veshjeve të saj.

Georgina kishte harruar të hiqte etiketën e xhaketës që kishte veshur dhe kjo nuk i shpëtoi syrit të paparacëve. Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar në Instastory një foto të saj, duke u shprehur “Georgina është një prej nesh”.

Vetë Arbana është përballur me një situatë të tillë, prandaj ajo disi ka gjetur veten. "Nuk është se e kam vrarë mendjen ndonjëherë, por tashmë ndihem më mirë", ka shkruar ajo.