Nga Shqipëria / E Premte 4 Shtator 2020, 21:09

E trishtë/ Kirurgia e njohur shkodrane humb jetën nga Koronavirusi

Kirurgia e njohur shkodrane, Zyliha Kraja ka humbur jetën nga Koronavirusi në moshën 78-vjeçare. Gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit.

Ndonëse kishte dalë në pension që prej vitesh, ajo vazhdonte të jepte kontributin e saj në spitalin e Shkodrës. 78-vjeçarja është bashkëshortja e dramaturgut të njohur, Fadil Kraja.

Burimi: "Abc News"