Këtë të premte Serbia dhe Kosova nenshkruan një marrëveshje për të normalizuar lidhjet ekonomike ndërmjet tyre. Marrëveshja u firmos në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Donald Trump.
Pas marrëveshjes, Trump ka deklaruar se Izraeli ka njohur zyrtarisht Kosovën. Me anë të një postimi në Twitter ai ka bërë me dije dy shtetet kanë vendosur marrëdhënie dimplomatike me njëri-tjetrin.
“Një ditë tjetër e madhe për paqen me Kosovën një vend i Lindjes së Mesme me shumicë myslimane dhe Izraelit, kanë rënë dakord për të normalizuar lidhjet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike. Urime! Më shumë kombe islamike dhe arabe do të ndjekin së shpejti” , ka shkruar Trump.
