Nga Shqipëria / E Premte 4 Shtator 2020, 19:07

U infektua me Koronavirus, Blero flet për herë të parë

Ditën e djeshme, këngëtari i njohur Blero zbuloi se e ka kaluar Koronavirusin, duke mos dhënë më shumë informacion. Fansat janë shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore, prandaj sot ai ka reaguar për herë të parë.

Me anë të një statusi në Instastory, Blero ka njoftuar se është shëruar dhe i ka kaluar me sukses të gjitha. Po ashtu, ai ka bërë me dije se është rikthyer menjëherë në punë dhe së shpejti do të publikojë një këngë të re.

“Unë falë Zotit jam shëndosh e mirë dhe me sukses i kalova të gjitha! Menjëherë u riktheva në punë. Mezi pres që ju të shijoni projektin tim të rradhës, që me aq shumë mund dhe shpirt kam punuar me të gjithë njerëzit e mi më të afërt”, ka shkruar mes të tjerash ai.