Kosova dhe Serbia kanë normalizuar këtë të premte lidhjet ekonomike. Dy shtetet kanë nënshkruar një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Donald Trump.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Trump ka premtuar se do të vizitojë si Kosovën, ashtu dhe Serbinë. “Mezi po pres të shkoj në të dy shtetet, në një të ardhme të afërt”, është shprehur ai.

