Këtë të premte Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizim ekonomik, në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e ka bërë të ditur asistenti i presidentit Donald Trump, Judd Deere me anë të një njoftimi zyrtar në Twitter.
Marrëveshja është nënshkruar në prani të Trumpit, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizim ekonomik. Një tjetër marrëveshje historike e arritur nga ky president, për ta bërë botën një vend më paqësor dhe më të begatë”, ka shkruar Deere.

