Nga Shqipëria / E Premte 4 Shtator 2020, 17:05

E prisnit? Zbulohet e ftuara e parë në ‘Shiko kush luan’

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca ka nisur punën për sezonin e ri televiziv. Së shpejti, ajo do të rikthehet në ekran me emisionin e saj “Shiko kush luan”.

E dini kush do të jetë e ftuara e parë? Blogerja e njohur Lori Hoxha! Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto krahas së cilës shkruan: “Dikush më tha se nëse komenton dëshirën tënde në këtë foto, bëhet realitet”.

Në foton në fjalë nuk ka munguar një koment nga Luana. “Të vish te emisioni i parë”, i ka shkruar moderatorja dhe Lori ka pohuar.