Nga Shqipëria / E Premte 4 Shtator 2020, 17:05

UAU/ Ju kujtohet Kerimani? Aktorja pozon me bikini dhe duket si vajzë e re

Me siguri e mbani mend Kerimanin, personazhin që ra shumë në sy  në serialin "Fate të kryqëzuara". Këtë rol e luante aktorja turke Nursel Kose, e cila sot është 59 vjeç, por vazhdon të jetë në formë shumë të mirë fizike.

Aktorja ka publikuar së fundmi në Instagram disa foto ku shfaqet me bikini gjatë pushimeve.

Fotot kanë tërhequr vëmendjen e fansave dhe Nursel ka marrë komplimenta të shumta. 

Shumë prej fansave i komentojnë aktores se duket shumë e re.

Nursel Kose është e martuar me violinistin gjerman Ulrich Mertin.