Nga Shqipëria / E Premte 4 Shtator 2020, 16:04

Sot Kridi bën 3 muaj dhe Klea Huta po ‘shkallon’ pas tij (Foto)

Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë më 4 qershor të këtij viti. Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Krid.

Sot vogëlushi ka bërë tre muaj dhe moderatorja i ka dedikuar fjalët më të ndjera. Ajo ka publikuar në Instastory një foto të këmbëve të Kridit, krahas së cilës shkruan se ai e ka ndryshuar si njeri.

“O mreti mamës ti! U bënë 3 muaj që ma ke shkrirë zemrën o era ime e mirë. Më ke ndryshuar si njeri. Po shkalloj për ty! Edhe 100 dashuri! Ta puth mami këmbën e vogël sa të postoj këtë foto! Të dua Krid!”, ka shkruar Klea.