Nga Shqipëria / E Premte 4 Shtator 2020, 16:04

Shkon në 306 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, 5 humbje jete në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit 5 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 306 numrin e viktimave në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një 56-vjeçar nga Cërriku, një 80-vjeçar nga Kurbini, një 82-vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana: një 68-vjeçare dhe një 77-vjeçare.

Në spitalin "Infektiv" dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.