Nga Shqipëria / E Premte 4 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 123 raste të reja sot, në cilat qytete ka më shumë të infektuar me Covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 857 testime dhe janë konfirmuar 123 raste të reja pozitive me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 raste në Fier, nga 6 raste në Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste në Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Lezhë, Malsi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.

150 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar në 5882 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 20 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.