Nga Shqipëria / E Premte 4 Shtator 2020, 14:02

Georgina Rodriguez vishet me fustanin e stilistes shqiptare, mediat e huaja: Të lë pa frymë

Georgina Rodriguez i ka mahnitur të gjithë me pamjen në edicionin e 77-të të filmit në Venecia. Modelja u shfaq e veshur me një fustan elegant të zi, që i nxirrte në pah format bombastike, të dizenjuar nga stilistja shqiptare, Lia Stublla.

Stilistja nga Prishtina nëpërmjet një postimi në Instagram falenderoi Georiginën duke us hprehur: "Si gjithmonë është një nder special të krijosh fustan për të bukurën Georgina, faleminderit shumë edhe njëherë për besimin në punën tonë, ti i bën fustanet tona të shkëlqejnë ndryshe".

Fustani i modeles 26-vjeçare mori edhe vëmendjen e DailyMail.

“Nëse dëshironi të bëni një hyrje glamuroze, zgjidhni një fustan me sequin.Georgina Rodriguez na tregoi saktësisht se si dukej kur veshi një fustan me shkëlqim në Festivalin e Filmit të Venecias. Punuar nga Lia Stublla, ky dizajn që lë pa frymë mburret me një dekolte të hapur, trupin e ngushtuar në korse dhe çarjen te pjesa e kofshës për të treguar figurën”, DailyMail.