Nga Shqipëria / E Premte 4 Shtator 2020, 13:01

15-vjetori i martesës/ Jul Deda surprizon bashkëshorten: Këtu i thamë Po njëri-tjetrit

Sot është një ditë e veçantë për aktorin shumë të dashur për publikun, Jul Dedën dhe bashkëshorten e tij. Juli dhe Amanda festojnë 15-vjetorin e martesës dhe me këtë rast aktori e ka surprizuar bashkëshorten duke e rikthyer në kishën ku kanë kurorëzuar dashurinë.

Çifti kanë pozuar para kishës, të veshur elegantë, teksa Juli i kushton një dedikim bashkëshortes. 

“Këtu, në këtë kishë të vogël në Shkodër, 15 vjet më parë i thamë PO njeri tjetrit. U betuam që do krijonim familjen tonë të bukur dhe se do ta donim dhe ta respektonim njeri tjetrin deri sa vdekja të na ndajë. Sot, vazhdojmë rrugëtimin tonë të bekuar dhe premtoj se do ta përfundojmë ashtu siç u betuam, bashkë deri në frymën e fundit. P.s. Ju dua shumë znj. Deda…!  ”, shkruan aktori.