Nga Shqipëria / E Premte 4 Shtator 2020, 10:10

Nxënësi turpëron gazetaren: Vendose maskën, mbaje distancën

Një nxënës në Bosnjë Herecegovinë është treguar shembull i masave anti-covid që qeveria ka vendosur me nisjen e vitit të ri shkollor. 

Teksa po pyetej nga një gazetare për këtë temë, ai iu drejtua asaj duke i thënë se duhet ta mbajë maskën dhe ta ruajë distancën.

“Vendose maskën, nuk dua të infektohem”, thotë ndër të tjera nxënësi duke i kërkuar gazetares të mbajë distancën, video që po bën xhiron e rrjeteve sociale.