Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shtruar në spital, një ditë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Burime për Corriere bëjnë të ditur se Berlusconi është shtruar në San Raffaele në Milano mbrëmjen e së enjtes, për shkak të një përkeqësimi.
Berlusconi e kaloi natën në spital, por jo në kujdes intensiv.

“Berlusconi kaloi natën në spital, ai u shtrua në spital mbrëmjen e kaluar. Mëngjesi filloi pak keq. Berlusconi është mirë, ai e kaloi natën mirë. Një shtrim parandalues â??â??ishte i nevojshëm për të monitoruar progresin e Covid-19 “, tha burimi.

