Nga Shqipëria / E Enjte 3 Shtator 2020, 22:10

Sapo kishte nisur xhirimet e filmit të ri, aktori i njohur infektohet me Koronavirus

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Robert Pattinson është infektuar me Koronavirus. Ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe ende nuk dihet nga kush është infektuar.

Pattinson ka rezultuar me Koronavirus vetëm disa ditë pas nisjes së xhirimeve të filmit të tij “The Batman”. Kjo është hera e dytë që xhirimet ndërpriten, pasi i gjithë ekipi u shkëput nga puna në muajin mars.