Një mjek kirurg në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli”, në qytetin e Elbasanit është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur “Abc News” dhe ende nuk dihet si mund të jetë infektuar ai.
Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë regjistruar 13 raste të reja me Koronavirus në Elbasan, duke e çuar në 129 numrin e rasteve aktive në këtë qytet.
