Nga Shqipëria / E Enjte 3 Shtator 2020, 20:08

‘Keni frikë se iu marr famën’, Fero shpërthen keq ndaj kolegëve dhe ç’nuk thotë

Reperi i njohur Fero ka shpërthyer keq në rrjete sociale. Ai shkruan se ka katër vite që është pjesë e muzikës dhe gjatë kësaj periudhe ka hasur në shumë pengesa dhe në shumë njerëz që janë munduar t’i bëjnë keq.

Fero shprehet se kjo e ka bërë të kuptojë që është më i forti në botë dhe se nuk kemi parë ende as 5% të talentit të tij. Po ashtu reperi ka shtuar se kolegët nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me të, nga frika mos ai iu merr famën.

Ky status i Feros nuk përmend emra, megjithatë është një thumb shumë i fortë. Reperi paralajmëron se do t’i lodhë me muzikë dhe bëjnë mirë të bëhen gati.