Shumë familjarë presin ndonjë lajm për të afërmit e tyre jashtë dyerve të spitaleve Covid, si Infektivi apo Shefqet Ndroqi. Ato iu dorëzojnë ushqime në sportelin e hapur dy orë paradite, dy orë në drekë dhe dy orë në mbrëmje.

Ditën e sotme disa pamje prekëse kanë qakulluar në rrjet, ku një familjar jo vetëm që i dërgon ushqime një pacienti të shtruar por i shkruan dhe një letër, nga pamundësia për të komunikuar ndryshe.
Disa prej familjarëve u shprehën sot se mbajnë kontakte me të afërmit e tyre, por nuk dinë se çfarë ndodh brenda katër mureve.
Burimi: "Abc News"
