Moderatorja shumë e dashur për publikun, Bora Zemani është shumë aktive në rrjete sociale. Së fundmi, me anë të një postimi ajo ka treguar ndryshimet që ka pësuar trupi i saj.

Bora ka zbuluar se ka humbur 3 kilogramë, vetëm duke u ushqyer shëndetshëm. Ajo ka ndarë një foto në Instastory dhe ka ndarë sekretin e saj me ndjekësit.

“Dhe që thoni ju, kam humbur 3kg vetëm duke ngrënë shëndetshëm", ka shkruar moderatorja krahas postimit.





