Nga Shqipëria / E Enjte 3 Shtator 2020, 16:04

5 qytetarë nga Tirana humbin jetën nga Koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 qytetarë në dy spitalet Covid, duke e çuar në 301 numrin total të viktimave.

Bëhet fjalë për një 56-vjeçar, një 64-vjeçare, një 71-vjeçare, një 77-vjeçar dhe një 89-vjeçare, të gjithë nga Tirana.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.