Nga Shqipëria / E Enjte 3 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 116 raste të reja sot, ja qytetet ku ka më shumë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 835 testime dhe janë konfirmuar 116 raste të reja pozitive me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 raste në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat dhe Bulqizë.

150 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar në 5732 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 32 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.