Për Visjan Ukcenajn, aktorin që na ka bërë gjithnjë të qeshim me batutat e tij, sot është një ditë e veçantë. Djali i Visjanit, Divin feston ditëlindjen dhe mbush 2 vjeç.

Sigurisht nuk mund të mungonte një urim nga aktori, i cili ka postuar një foto të birit në Instagram, ku shihet se vogëlushi është rritur shumë.

"Gëzuar ditëlindjen zemra e babit. Zoti tl bekoftë", shkruan Visjani duke marrë urime të shumta nga miqtë e kolegët e tij.

Kujtojmë që aktori është një baba shumë i përkushtuar ndaj të birit dhe familjes së tij të bukur.





