Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka treguar përmes një videoje në rrjete sociale sesi do të qëndrohet në klasa në këtë vit të ri shkollor. Ministrja shprehet se nxënësit dhe mësuesit do t’iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit.
“Gjatë qëndrimit dhe mësimit në klasë, pa diskutim nxënësit dhe mësuesit do t’iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit të gjithësecilit”, shkruan Shahini.
Rregullat e qëndrimit në klasë
-Mësuesit, distancim prej 2 metrash nga nxënësit dhe mësuesit e tjerë
-Nxënësit nëpër banka me largësi prej 1.5 metrash
-Maskat të detyrueshme
-Ndalohet ushqimi në klasë
-Dalja nga ora e mësimit vetëm në rast nevoje
