Nga Shqipëria / E Enjte 3 Shtator 2020, 10:10

Dy pacientë u vetëvranë, në dhomat e 'Sanatoriumit' do vendosen hekura

Dy ngjarje të rënda ndodhën brenda pak kohësh në godinën ku prej muajsh luftohet me koronavirusin tek "Shefqet Ndroqi". Këto ngjarje tragjike kanë detyruar autoritetet të mendojnë për të ndërmarrë një hap për sigurinë e pacientëve.

Abcnews.al mëson se drejtoria e Spitalit të Sanatoriumit po mendon të vendosë hekura në dritaret e dhomave, si pasojë e hedhjes nga lartësia e dy pacientëve në një periudhë kohore më pak se një muaj.

Më 13 gusht nga kati i tretë i këtij spitali u hodh Xhino Koça, 29-vjeçari nga Durrësi nga një familje e njohur në këtë qytet, i cili për pak ditë do të kthehej në shtëpi për shkak se gjendja e tij po stabilizohej.

Ndërkohë që ditën e djeshme Hasan Mira vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani, u hodh nga kati i katër i këtij spitali duke i dhënë fund jetës.

Lidhur me këtë dy ngjarje tashmë prokuroria ka nisur hetimet.