Nga Shqipëria / E Enjte 3 Shtator 2020, 08:08

'Kapet në hotel me femër tjetër', Keisi e akuzoi për tradhti, Stresi bën reagimin e papritur

Stresi dhe Keisi janë rikthyer sërish në vëmendje të mediave pas një postimi ku bukuorshja shihej se ishte bërë gati për një takim romantik.

Pas lajmeve për takimin e saj me dikë tjetër, Stresi i kontaktuar nga “Iconstyle” u shpreh: "Makiazhi mund t’ju beÌ?jeÌ? teÌ? bukur neÌ? paraqitjen e jashtme, por nuk mund t’ju ndihmojeÌ? neÌ?se jeni e sheÌ?mtuar nga brenda. Veçse neÌ?se e hani makiazhin.”

Menjëherë reagoi edhe Keisi, e cila ka sqaruar në Instastory se nuk ekziston një djalë tjetër dhe ka zbuluar se e ka kapur Stresin në hotel me një femër tjetër.

“Imagjino ç’bëhet për një djalë imagjinar që nuk është parë me sy, bëhet dhe lajm portalesh mundësisht. Ndërkohë të tjerët që janë të martuar kapen në hotele me femër tjetër dhe prapë s’dalin me shpirt të shëmtuar. Hajde botë hajde! Gjithsesi, gjithsecili e tregon veten në fund”, ka shkruar Keisi.

Stresi ka reaguar sërish, por këtë herë duke mohuar gjithçka e duke i quajtur trillime lajmet në media. Në një prononcim për "Revista Who", reperi u shpreh se për Keisin vazhdon të ketë respekt dhe aktualisht janë në një gjendje pause.

“Unë nuk kam dhënë asnjë përgjigje, pavarësisht se mund të jetë keqkuptuar nga mediat e tjera. Nuk e di çfarë ka qarkulluar sot, të them të drejtën unë as nuk kam dhënë përgjigje, as nuk kam ndërmend të jap përgjigje. Ajo është vajzë shumë e mirë, unë e respektoj për aq kohë sa kam ndejtur me të. Momentalisht jemi në një gjendje pause, por s’mundem unë të reagoj për të, pasi është një ndër personat më të veçantë për mua. Janë idjotësira këto që shkruajnë, nuk i kuptoj, por po ta them që kam shumë respekt për të dhe gjërat e tjera janë trillime”, ka pohuar Stresi në një komunikim për revistën ‘Who’, duke theksuar se gjërat nuk janë ashtu siç kanë qarkulluar në rrjetet sociale.