Vaksina e AstraZeneca, e zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit, është një nga të shumtat që aktualisht janë duke u testuar kudo në botë.
AstraZeneca Plc ka filluar në shkallë të gjerë testet klinike të vaksinës kandidate për Covid-19 në SHBA. Lajmin e bëri të ditur kompania në një deklaratë ndërsa njoftoi se deri më tani janë regjistruar 30,000 të rritur të cilët janë të gatshëm t’u injektohet vaksina.
Përveç testeve klinike në SHBA, një test i fazës përfundimtare të vaksinimit është duke u zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të japë rezultate paraprake në fillim të muajit të ardhshëm.
