Një pacient 65-vjeçar me Koronavirus u hodh mbrëmjen e sotme nga kati i katërt i “Shefqet Nroqit”, duke humbur jetën në vend.
Pacienti, i quajtur Hasan Miri, kishte dy ditë i shtruar në spital. “Abc News” ka mësuar se disa nga mjekët kanë deklaruar pranë grupit hetimor se 65-vjeçari sot kishte shfaqur sjellje jo të qëndrueshme dhe të rënduar psikologjike.
Në momentin që Miri ka kryer vetëvrasje, ai ka qenë i vetëm në dhomën ku ishte shtruar, dhomë e cila kishte vetëm dritare. Mbesa e tij ka treguar jashtë kamerave se ai kishte vuajtur më herët nga depresioni dhe lajmi i infektimit me Koronavirus i kishte rënduar gjendjen psikologjike.
