Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shtator 2020, 22:10

U hodh nga kati i katërt, flet mbesa e pacientit me Koronavirus: Vuante nga...

Një pacient 65-vjeçar me Koronavirus u hodh mbrëmjen e sotme nga kati i katërt i “Shefqet Nroqit”, duke humbur jetën në vend.

Pacienti, i quajtur Hasan Miri, kishte dy ditë i shtruar në spital. “Abc News” ka mësuar se disa nga mjekët kanë deklaruar pranë grupit hetimor se 65-vjeçari sot kishte shfaqur sjellje jo të qëndrueshme dhe të rënduar psikologjike.

Në momentin që Miri ka kryer vetëvrasje, ai ka qenë i vetëm në dhomën ku ishte shtruar, dhomë e cila kishte vetëm dritare. Mbesa e tij ka treguar jashtë kamerave se ai kishte vuajtur më herët nga depresioni dhe lajmi i infektimit me Koronavirus i kishte rënduar gjendjen psikologjike.