Tre nga lojtarët e Paris Saint-Germain kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i futbollit, pa publikuar emrat e tyre.

Mirëpo mediat e huaja kanë bërë me dije se njëri ndër ta është futbollisti me famë botërore, Neymar. 28-vjeçari brazilian ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas ndeshjes së UEFA-s, tre lojtarët janë parë në një jaht në Ibiza, ku mendohet të jenë infektuar.



