Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shtator 2020, 20:08

E fundit/ Hidhet nga kati i katërt i ‘Shefqet Ndroqit’, humb jetën pacienti me Koronavirus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Një pacient i infektuar me Koronavirus është hedhur nga kati kati i katërt, duke humbur jetën në vend.

Bëhet fjalë për një 65-vjeçar nga Fushë-Kruja me iniciale M.H, i cili kishte dy ditë i shtruar në spital. Ai nuk ishte i intubuar dhe ndodhej në një gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë të moshuarin t’i japë fund jetës dhe policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Kujtojmë se kjo është ngjarja e dytë që përsëritet në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Vetëm pak kohë më parë, 29-vjeçari Xhino Koça humbi jetën pasi u hodh nga kati i tretë i spitalit, ku po kurohej për Covid-19.

Burimi: "Faxweb.al"