Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shtator 2020, 16:04

Iu prishën pushimet/ Kivanç Tatlitug përfundon sërish në spital, shqetësohen fansat

Së fundmi aktori turk Kivanç Tatlitug dukej se po kalonte mirë gjatë pushimeve në Bodrum ku ndodhet me bashkëshorten, mirëpo mediat turke kanë raportuar se ai ka përfunduar në spital.

Në media u tha se aktori ka kryer testin e dytë për Covid-19, por më pas është mësuar se ai ka kryer thjesht një kontroll rutinë.

Pak kohë më parë aktori u dërgua në spital pas dyshimeve se ishte prekur nga Koronavirusi pasi kishte temperaturë dhe kollë.

Atij iu bë testi i cili rezultoi negativ, por mjekët zbuluan se Kivanç kishte pneumoni në një zonë të mushkërive. Aktori qëndroi i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve për një javë.