Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë, duke e çuar në 296 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.
Bëhet fjalë për një 64-vjeçar nga Kruja, një 79-vjeçare nga Fieri, një 81-vjeçar nga Kukësi dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 77-vjeçare, një 80-vjeçar dhe një 82-vjeçar.
Në të dy spitalet Covid-19 ndodhen të shtruar 182 pacientë, ndër to 22 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.
