Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shtator 2020, 16:04

Rritet numri i viktimave/ 6 qytetarë humbin jetën nga Covid-19 në vend

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë, duke e çuar në 296 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Bëhet fjalë për një 64-vjeçar nga Kruja, një 79-vjeçare nga Fieri, një 81-vjeçar nga Kukësi dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 77-vjeçare, një 80-vjeçar dhe një 82-vjeçar.

Në të dy spitalet Covid-19 ndodhen të shtruar 182 pacientë, ndër to 22 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.