Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shtator 2020, 15:03

Shifra të larta në Kosovë/ 112 të infektuar, 6 të vdekur

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 6 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur ne 24 orët e fundit duke e çuar në 539 numrin e viktimave nga ky virus.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 112 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 13.713.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 488 mostra të dyshuara me COVID-19 ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 52.157 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 131 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 9.923 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.251.