Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shtator 2020, 15:03

'Ertugrul' në rolin e një shqiptari, zbulohet seriali i ri ku do e shohim aktorin

Aktori turk Engin Altan Duzyatan do të rikthehet shumë shpejt në ekran me një serial të ri. Mediat turke bëjnë të ditur se Engin, i njohur si "Ertugrul", do të vijë sërish me një serial historik.

Seriali i ri do të mbajë titullin "Barbaros" dhe dje aktori ka firmosur kontratën për të qenë pjesë e tij.

Engin Altan Duzyatan do të luajë rolin e kapitenit Oruç Reis, i cili kishte origjinë shqiptare.

Pas suksesit që pati "Ertugrul" në vendin tonë, pritet që edhe "Barbaros" të blihet nga televizionet shqiptare.