Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka vendosur t'i përgjigjet pyetjeve të shumta të ndjekësve në Instagram e disa prej tyre e pyesnin për pritjen e ëmbël e të tjerë për projektet televizive.

E pyetur se cilin program do të bënte nëse do i duhej të zgjidhte, "Big Brotherin" apo "Dua të të bëj të lumtur", Arbana u përgjigj se në kushtet e pandemisë do të preferonte "Big Brotherin".

“Big Brother do bëhej shumë më thjeshtë në këtë kohë pandemie”, u shpreh Arbana, duke qenë se realizimi i "Dua të të bëj të lumtur", ka qenë mjaft i vështirë me masat anti Covid.

Ajo ka treguar gjithashtu se edicioni i Big Brother 2 mbetet i preferuari i saj.







